Flash

Aguero e Haaland e një vend si ambasador: ja plani ambicjoz i Laportës për Messin

Lapsi.al 13 March 2021
Aguero e Haaland e një vend si ambasador: ja plani ambicjoz i Laportës

Rikthimi i Johan Laporta si presidend i Barcelonës mund të vendosë në diskutim largimin nga Katalonja të Lionel Messi. Sipas El Mundo Deportivo, presidenti i Barcelonës ka gati një plan për të mbajtur argjentinasin. Një plan i detajuar, që përveç zgjatjes së kontratës parashikon investime të rëndësishme në merkato (Haaland e Aguero mbi të gjithë), konfirmimi i të rinjve më premtues (Pedri, Ansu Fati e De Jong) e një rol si ambasador i ardhshëm i klubit për Pleshtin.

Pas një analize të kujdesshme të situatës ekonomike të klubit, Laporta do të jetë në gjendje të flasë me Leon për një bisedë vendimtare mes tyre. Duke parë krizën për shkak të pandemisë, e sigurtë se oferta e rinovimit duhet të kalojë përmes një reduktimi të pagesës, por presidenti blaugrana ka ndërmend të kompensojë shifrat e vendosura në tavolinë nga Psg me një project shumë më të gjerë.

Përvec investimeve që pëlqehen nga Leo si "Kun" Aguero apo David Alaba, numri 1 i ri i klubit do të bëjë edhe një goditje të madhe në merkato për të bërë më kompetitiv klubin: Erling Haaland. Por nuk mbaron me kaq, sepse Laporta do ti garantojë Messi konfirmimin e lojtarëve të së ardhmes dhe të teknikut Ronald Koeman. Përvec garancive teknike, presidenti blaugrana ka ndërmend ti propozojë Messit një kontratë deri në Botërorin e Katar e një të ardhme të sigurtë: sapo të mbyllë karrierën si lojtar, për Pleshtin do të jetë gati roli i ambasadorit të klubit në botë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI