Flash

"Ne sot qëndrojmë për shanse të barabarta": Reja e kuqezinjtë e tij, mesazh sensibilizues në Ditën Botërore të Sindromës Down

Lapsi.al 21 March 2021
"Ne sot qëndrojmë për shanse të barabarta": Reja e

Të gjithë kanë nevojë të ndihen të vlerësuar, të ndihen se nuk janë vetëm. E ky është qëllimi i mesazhit sensibilizues që ekipi kombëtar kuqezi ka dhënë sot në Ditën Botërore të Sindromës Down. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Reja dhe disa nga lojtarët e përfaqësueses, që aktualisht ndodhen të grumbulluar në Barcelonë në prag të ndeshjes me Andorrën pozuan me një banderolë ku shkruhej “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta”, ndërkohë që mbanin edhe maska që simbolizonin mbështetjen e tyre për fëmijët me Sindromën Down.

Dy zv.trajnerët e Kombëtares, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi kishin gjithashtu një mesazh për të gjithë tifozët e veçantë të Shqipërisë së futbollit: “Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome. Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën Down e kanë pasion futbollin. Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin atodhe që mbështesim kërkesat e tyre për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta”, tha Bulku dhe Salihi në mesazhin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=CA7Ih9T_zis&t=2s

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI