Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

E konfirmuar/ Zbulohet emri i Drejtori të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Lapsi.al 5 October 2021
E konfirmuar/ Zbulohet emri i Drejtori të ri të Përgjithshëm

Zbulohet emri i Kreut te ri te Policisë së Shtetit,pasi  Ardi Veliu ka dhënë doreheqjen nga detyra që mbante prej vitit 2018. Ashtu sikurse dha i pari lajmin Lapsi.al në krye të Policisë do të emërohet drejtori i deritanishëm i Antiterrorit, Gledis Nano. Nano është një emër jo pak i lakuar në media, imazhi i të cilit është bërë publik pas operacionit të riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-hol, ndër ta edhe vogëlushi Alvin Berisha.

Gledis Nano u emërua në detyrën e  kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit. Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI