Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Protestë për pallatin në Durrës/ Kompania ndërpret punimet për riparimin e dëmit nga tërmeti

Lapsi.al 6 October 2021
Protestë për pallatin në Durrës/ Kompania ndërpret

Banorët e një pallati dhjetë katësh pranë tregut industrial të qytetit të Durrësit, i cili u dëmtua nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit 2019, protestuan këtë të mërkurë para bashkisë. Shkak është bërë ndërprerja e punimeve nga firma kontraktuese për riparimin e objektit, i cili sipas ekspertizës së thelluar të institutit të ndërtimit është shpallur me shkallë dëmtimi ds4. Edhe pse punimet për përforcimin e godinës nisën në qershor, ato u ndërprenë pas një muaji. Banorët u shprehen të zhgënjyer, ndërsa kërkuan shpjegim nga autoritetet. Ata thanë gjithashtu se prej dy muajsh nuk kanë marrë as bonusin e qerasë.

Punimet sipas projektit ishin parashikuar të mbylleshin brenda 168 ditëve. Në pallatin 10-katësh jetonin 102 njerëz, të cilat pas tërmetit tragjik u shpërngulën në banesa me qira.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI