Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Samiti i Bërdosë/ BE e shqetësuar për gatishmërinë e bllokut për zgjerim

Lapsi.al 6 October 2021
Samiti i Bërdosë/ BE e shqetësuar për gatishmërinë

Në samitin që mbahet sot në Bërdo, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin rikonfirmim të përkushtimit të BE, por jo progres konkret, në përpjekjen e pasuksesshme për t’iu bashkuar bllokut. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur atje direkt pas vizitës në Spanjë.

Bashkimi Europian pritet të fokusohet tek mbështetja ekonomike prej disa miliardë eurosh për fqinjët e tyre lindor në kështjellën e Bërdosë në Slloveni, që mban presidencën e radhës së BE. Por nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme në takimin me liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në deklaratën finale të samiti, e parë nga “EU Observer” dhe media te tjera pranë Brukselit, BE përmend fjalën zgjerim në vend të perspektivë europiane.

“Ndërsa njohim progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, përfshirë kapacitetin e saj për të integruar anëtarët e rinj”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI