Flash

Kishte vjedhur 5 makina, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Lapsi.al 8 October 2021
Kishte vjedhur 5 makina, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Një 46-vjeçar është arrestuar në Fier pasi rezulton të jetë autor i vjedhjes së pesë automjeteve. Me finalizimin e operacionit të koduar “Mbrostari” u vu në pranga  E. O., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se 46-vjeçari është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI