Flash

Greqia shtyn masat kufizuese, rregullat e reja për të hyrë në shtetin helen

Lapsi.al 11 January 2022
Greqia shtyn masat kufizuese, rregullat e reja për të hyrë

Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-covid deri më 24 janar. Këto masa shteti helen i kishte lënë në fuqi deri më 10 janar, por me shtimin e rasteve pas konfirmimit të variantit Omicron në vend, si duket masat shtrënguese do të vijojnë të jenë në fuqi. Në një postim në Facebook, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin test negativ PCR ose test antigjenik të kryer brenda 24 orëve.

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME NË FACEBOOK

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

OSE

➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike ? https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

ℹ️ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI