Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Erdogan kërkon "kokat" e gylenistëve: Rrezik për sigurinë kombëtare në Shqipëri dhe Turqi!

Lapsi.al 17 January 2022
Erdogan kërkon "kokat" e gylenistëve: Rrezik për

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar nga qeveria shqiptare t'i japë fund strehimit të gylenistëve në vendin tonë. Erdogan e quajti organizatën FETO një strukturë tinzare që rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe nëse nuk merren masa do të tentojë sërish destabilitetin në Turqi.

"Besojmë se edhe miqtë tanë shqiptarë do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë në këtë kuadër më lejoni tju them se lufta kundër organizatës terroriste FETO e cila tentoi një grusht shtei në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi parlamentin dhe kuvendin e Republikës së Turqisë si dhe masakroi popullin tonë është një nga ndjeshmëritë tona, të cilës i kushtojmë vëmëndje të veçantë dhe fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate, edhe pas 5 vitesh nga tentative për grusht shteti në vendin tonë, vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, institucione fetare dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të të thotë të vërtetën edhe kur kjo është e hidhur. Çështjen e FETO-s ne e shohim si parakusht vëllazërie, miqësie dhe partneritetit tonë strategjik që e shprehim sinqersisht të vërtetën. Ashtu si edhe në Turqi, edhe këtu institucionet e lidhura me FETO kanë axhenda të fshehta, ndaj nuk duhet të keni asnjë dyshim se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë. Njësoj si në Turqi dhe në vende të tjera. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese, tradhtare dhe tinzare që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare aq me e sigurt do të jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni në kohë është e pashmangshme që tentativat e kësaj structure do të përsëriten në Turqi dhe në Shqipëri" u shpreh Erdogan gjatë fjalës që mbajti në parlamentin shqiptar, para deputetëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI