Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Komiteti amerikan ngre alarmin: 9 gazetarë u lënduan nga policia në 8 janar

Lapsi.al 18 January 2022
Komiteti amerikan ngre alarmin: 9 gazetarë u lënduan nga policia

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, (CPJ) një nga organizatat më të rëndësishme të medias në botë ka reaguar për lëndimin nga Policia e Shtetit të gazetarëve në protestën para PD më 8 janar .

Në deklaratën e organizatës me qendër në Nju Jork thuhet se autoritetet duhet të hetojnë dhe të nxjerrin përgjegjësit e dhunimit të gazetarëve përpara ligjit.

Kjo organizatë që ka reaguar më herët edhe për skandalin e patronazhistëve të publikuar nga lapsi.al raporton se të paktën 9 gazetarë janë dhunuar nga policia. Forcat e rendit hodhën drejt tyre ujë dhe gaz lotsjellës.

7 nga gazetarët e dhunuar i përkasin televizionit Ora News. Ata janë operatorët Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi si dhe reporterët Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj dhe Edison Vatnika. Ata morën djegie në sy dhe kishin probleme me frymëmarrjen pasi policia hodhi një "sasi joproporcionale" me gaz lotsjellës ndaj tyre.

Policia sulmoi po ashtu me ujë ekipin raportues të Fax News. Operatori Majklen Sinka tha për KMG se ai dhe gazetarët e tjerë në vendin e ngjarje ishin të identifikueshëm si pjesëtarë të medias pasi kishin në trup veshje me logon e Fax News. “Policia na shënjestroi qartësisht me presion uji dhe gaz lotsjellës,” - tha Sinka, duke shtuar se nga sulmi u dëmtuan edhe pajisjet e tij.

Edhe fotoreporteri Felix Bilani u lëndua dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tij gjatë protestës. Shoqata i dërgoi e-mail Ministrisë së Brendshme shqiptare për një koment, por thotë se nuk mori menjëherë asnjë përgjigje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te rrethrrotullimi i Thumanës në Krujë. Makina ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar ku si pasojë e ...

18:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI