Flash

Veliaj sulmon FSHF-në : Sikur të kishte bërë sa Bashkia e Tiranës me Ambasadën e Katarit për sportin, sot do kishim 100 fusha për fëmijët

Lapsi.al 9 February 2022
Veliaj sulmon FSHF-në : Sikur të kishte bërë sa Bashkia e

Erion Veliaj zgjodhi “Ditën Kombëtare të Sportit në Katar”, në minikampionatin e futbollit dhe basketbollit për fëmijë për të goditur Federatën Shqiptare të Futbollit.

Veliaj tha se, sikur edhe FSHF-ja të kishte investuar, ashtu siç ka bërë këto vite Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit për sportin, sot në Tiranë do të kishim mbi 100 fusha sportive për fëmijët.

“Unë edhe miku im, Ambasadori Al Marri, e kemi bërë punën tonë. Kemi investuar në shkolla dhe terrene sportive. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga fushat në Laprakë te fushat te Parku i Liqenit. Por sikur të gjithë ata që e kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli ta kishin bërë detyrën e tyre sot do të kishim 100 fusha sportive në Tiranë. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por ajo që është e rëndësishme është se, kush e ka mundësinë le të ndihmojë, të kontribuojë dhe të lërë një shenjë, ashtu siç kemi lënë një shenjë me vëllezërit dhe motrat tonë nga Katari,” tha Veliaj.

Të këshilluara

Arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI