Flash

Tjetër reagim nga PD: Mban Ramën nëse voton Berishën dhe Metën

Lapsi.al 10 February 2022
Tjetër reagim nga PD: Mban Ramën nëse voton Berishën dhe

Ndoshta nisur nga një valë reagimesh në rrjetet sociale, por edhe në ekranet e TV-ve në emisionet politike të së enjtes, Partia Demokratike ka parë të arsyeshme të reagojë sërish në orët e vona për çështjen e bashkimit të votave me Ramën për zgjatjen e afateve të vetingut.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të PD-së thuhet se personat që janë shpallur “non grata” dhe ata që pritet të shpallen janë burracakë dhe pengje të korrupsionit. PD thekson se "sot çdo shqiptar e ka të qartë, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën në pushtet".

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.

Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi. Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

10 persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ës...

18:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI