Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Kriza në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov zhvillojnë një tjetër telefonatë

Lapsi.al 15 February 2022
Kriza në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov zhvillojnë një

Ethet diplomatike janë ndezur orët e fundit, teksa ministrat e jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë po flasin për zbutjen e krizës në kufirin ruso-ukrainas.

Sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sergei Lavrov patën një bisedë të re telefonike.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov bëri thirrje për dialog në të cilin të gjitha çështjet e ngritura nga Rusia, duke kërkuar garanci për sigurinë, do të hidheshin në tryezë.

Ai i tha Blinken se retorika agresive e Uashingtonit ishte e papranueshme, por se “dialogu është i nevojshëm”.

Megjithatë, NATO vazhdon të akuzojë Kremlinin për lëvizje destabilizuese, duke bërë thirrje për hapa që tregojnë deeskalim, ndërsa Moska nga ana e saj flet për terrorizëm të inteligjencës perëndimore, duke komentuar një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë ende prova të tërheqjes së trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, por një veprim i tillë do të ishte i mirëpritur, tha ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.

“Do të ishte një lajm i mirëpritur, nëse është i vlefshëm. Ne nuk kemi parë ende asnjë provë ,” tha Linda Thomas-Greenfield në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësja e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI