Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Kultivim kanabisi, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 16 February 2022
Kultivim kanabisi, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Një 47-vjeçar me iniciale A.L. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim prej gushtit të vitit të kaluar. Policia bën me dije se ai kishte marrë me qira një sipërfaqe toke në fshatin Gomsiqe të Velipojës për kultivimin e lëndës narkotike.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. L., 47 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke bujqësore që kishte marrë me qira, në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI