Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Kuvendi rrëzon kandidatët për në KLP dhe KLGJ (Emrat)

Lapsi.al 17 February 2022
Kuvendi rrëzon kandidatët për në KLP dhe KLGJ (Emrat)

Kuvendi nuk ka mundur të miratojë listën e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Oriona Muçollari, Ilir Rusi, Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa të përzgjedhur nga lista e trupës së pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, nuk mundën të merrnin shumicën e kërkuar për një vend në KLGJ dhe KLP. Tashmë lista do të kalojë sërish në nënkomisionin për të propozuar një përzgjedhje të re.

“Vendim për miratimimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, sipas ligjit numër 115/ 2016, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Rezultati i votimit për KLGJ: 

Kandidaturat Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi, pro 80 vota, kundër zero, abstenim 2, shumica e kërkuar nuk është arritur dhe për pasojë nuk miratohet lista në bllok. Çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re sipas procedurës të parashikuar në pikat 12, 13 dhe 14 të nenit 35 të ligjit 115/2006 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë së ndryshuar.

Vendim për miratimimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, sipas ligjit numër 115/ 2016, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Rezultatet e votimit për KLP: 

Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa, pro 75, kundër 1, abstenim 5 shumica nuk është arritur dhe çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re, sipas procedurës të parashikuar në pikat 12, 13 dhe 14 të nenit 35 të ligjit 115/2006 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë së ndryshuar.”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Të këshilluara

Kuvendi voton 6 anëtarët e rinj të AMA-s

Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive. Siç shihet edhe nga votimi më shumë vota kanë marrë Jetimir Halilaj dhe Besim...

17:24

13 arrestime, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar dhe një 34-vjeçar për pengmarrje të një të mituri. Specialist...

13:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI