Flash

FOTO/ Ende 8 të zhdukur në tragetin që u përfshi nga zjarri përballë Sarandës

Lapsi.al 18 February 2022
FOTO/ Ende 8 të zhdukur në tragetin që u përfshi nga zjarri

Mediat greke kanë raportuar detaje të reja nga zjarri që përfshiu tragetin Euroferry Olympia të Grimaldi Lines i cili udhëtonte në detin Jon nga Igumenica për në Brindisi. Sipas televizionit grek Skai, 278 persona u sollën të sigurt në Korfuz ku u numëruan dhe u identifikuan.

Në një përditësim të ri, specifikohet se nga 13 të zhdukur është bërë i mundur lokalizimi i 5 prej tyre ndërsa 8 janë ende në kërkim. Mes të zhdukurve ka shtetas bullgarë dhe grekë dhe një person me kombësi turke.

Aksidenti ndodhi në brigjet veriore të ishullit grek të Korfuzit, midis Greqisë dhe Shqipërisë, rreth 9 milje nga bregu. Flakët mendohet se kanë nisur nga një kamion në garazhin e makinave. Shumica e pasagjerëve ishin transportues grekë dhe bullgarë, por në bordin e anijes kishte edhe disa fëmijë.

Sipas një njoftimi të Grupit Grimaldi nuk ka derdhje karburanti në det dhe as stabiliteti i anijes nuk do të duket i rrezikuar. Sipas zyrtarëve grekë, të paktën 3 persona u plagosën. Drejtori i spitalit të Korfuzit, Leonidas Roumbatis, tha për televizionin publik grek ERT se dy pasagjerë që pësuan lëndime të lehta u shtruan në spital.

“Kishte flakë shumë të forta, në bord ka pasur panik” – tha një nga pasagjerët. “Kur shpërtheu zjarri ishte komandanti i anijes që shkoi në kabina dhe mblodhi pasagjerët në një kuvertë të vetme" - i tha ANSA komandanti i varkës patrulluese. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë restoranti në Vlorë

Pasditen e kësaj të premteje, një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve për mediat, mësohet se janë shënuar ve...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI