Flash

Ushtaraku i pajetë në Vlorë, polica konfirmon dyshimet për vrasje: Ka plagë si ato të shkaktuara me armë zjarri

Lapsi.al 19 February 2022
Ushtaraku i pajetë në Vlorë, polica konfirmon dyshimet për

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim për ngjarjen e rëndë në Vlorë. Sipas policisë 46 vjeçari ushtarak, Altin Alikaj, i cili u gjendet i pajetë në banesa nga e ëma në lagjen "24 maji" në Vlorë është vrarë me armë zjarri.

Nga kqyrja paraprake e viktimës sipas policisë në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të ngjashme me ato të shkaktuara nga një armë zjarri. 

Njfotimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen "24 Maji", ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se: Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI