Flash

Pentagoni: Rusët kanë ngadalësuar përparimin drejt Kievit

Lapsi.al 2 March 2022
Pentagoni: Rusët kanë ngadalësuar përparimin drejt Kievit

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë bërë pak përparim në 24 orët e fundit.

“Kolona prej 60 km që po drejtohet drejt kryeqytetit, Kiev është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe mbetet e bllokuar”, - tha zëdhënësi John Kirby.

"Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë," - u tha ai gazetarëve.

Kirby vuri në dukje se trupat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug ndryshe nga veriu i vendit.

Por ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmojë se qyteti jugor Kherson ka rënë, siç kanë pretenduar rusët.

Me gjithë vrullin e tyre të ngadalësuar, paralajmëroi ai, Rusia mban në dispozicion fuqi shtesë që ende nuk është përdorur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI