Flash

Arrihet marrëveshja e parë në negociatat Rusi - Ukrainë

Lapsi.al 3 March 2022
Arrihet marrëveshja e parë në negociatat Rusi - Ukrainë

Ukraina dhe Rusia ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve në raundin e dytë të bisedimeve që u zhvillua këtë pasdite. Lajmi u konfirmua nga negociatorët e të dyja palëve.

Pas bisedimeve që u zhvilluan në kufirin Poloni - Bjellorusi, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se bisedimet me Rusinë “nuk kishin dhënë rezultatet që Kievi shpresonte”.

Por Podolyak tha se “të dyja palët parashikuan një armëpushim të mundshëm të përkohshëm për të lejuar evakuimin e civilëve”.

Kjo do të thotë, armëpushim jo kudo, por vetëm në ato vende ku do të vendosen korridoret humanitare, do të jetë e mundur të pushohet zjarri për kohëzgjatjen e evakuimit.

Të dyja palët arritën një mirëkuptim edhe për dërgimin e barnave dhe ushqimeve në vendet ku po zhvilloheshin luftimet më të ashpra.

Nga pala ruse, negociatori kryesor i Rusisë dhe ish-ministri i kulturës, Vladimir Medinsky, tha: “Çështja kryesore për të cilën vendosëm sot ishte çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve, që ndodhen në zonën e përleshjeve ushtarake.

Rusia u bën thirrje civilëve që gjenden në këtë situatë, nëse vazhdojnë veprimet ushtarake, të përdorin këto korridore humanitare”.

Një tjetër negociator rus, ligjvënësi nacionalist Leonid Slutsky, tha se marrëveshjet do të "zbatohen në të ardhmen e afërt".

Një raund i tretë i bisedimeve është caktuar të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Epoka e re e telekomunikacionit!

Investimet më të fundit në sektorin "mobile", në rajon Ofruesi i parë malazez i telefonisë celulare, Telenor (ish-Promonte), i cili kohët e fundit u mor nga ...

19:02

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident me ka ndodhur në dalje të Lezhës pasditen e së enjtes. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në ishull Lezhë. I lënduari Anton Haxhi...

18:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI