Flash

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Milot, 4 viktima

Lapsi.al 6 March 2022
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Milot, 4

Një aksident i rëndë raportohet nga policia në aksin Fushë Krujë – Milot ku kanë humbur jetën 4 persona. Sipas të njëjtave burime ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës.

Kanë qenë 2 automjete që janë përplasur me njëra - tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga përplasja kanë ndërruar jetë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë.

Sipas policisë janë përplasur automjetet me A. D., 39 vjeç me një automjet me drejtues A. A., 30 vjeç, të cilët janë humbur jetën. 

Kanë ndërruar jetë edhe Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

E plagosur ka mbetur R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI