Flash

Demi Moore në një lidhje të re dashurie

Lapsi.al 1 April 2022
Demi Moore në një lidhje të re dashurie

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Demi Moore është në një romancë dashurie me kuzhinierin,Daniel Humm.

Sipas 'Page Six',Demi dhe Humm  i cili është gjithashtu kuzhinier dhe pronar i The NoMad dhe Davies dhe Brook, kanë qenë në lidhje për disa muaj.

“Ata janë vërtet të ngarkuar me punë për momentin. Daniel punon me orë të gjata dhe të vështira në restorantin e tij Eleven Madison Park, por ata ende shpesh marrin kohë që Demi të bashkohet me të për darka romantike atje.", u shpreh një burim i afërt me dyshen.

Dyshja u panë së bashku në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij muaji duke marrë pjesë në shfaqjen e veshjeve të grave Chloe, vjeshtë/dimër 2022/2023. Atau ulën në rreshtin e parë në shfaqje me Maria Sharapova dhe Gugu Mbatha-Raw.

Në vitin 2019,  Humm përflitej për një romancë dashurie me , Laurene Powell Jobs, por nuk është e qartë se kur u ndanë.Ndërsa, Moore,ka qenë në një lidhje me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013. Para kësaj, ajo dhe Bruce Willis ishin të martuar nga viti 1987 deri në 2000, me vajzat Rumer, 33, Scout, 30 dhe Tallulah, 28./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet filmi 'Spy Kids'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se filmi i njohur 'Spy Kids' do të rikthehet sërish. Sipas Hollywood Reporter, platforma e transmetimit njoftoi se do...

15:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI