Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Kim K zbulon detaje nga njohja me komedianin

Lapsi.al 11 April 2022
Kim K zbulon detaje nga njohja me komedianin

Kim Kardashian ka zbuluarsë fundmi detaje nga njohja me komedianin, Pete Davidson.

Gjatë episodit premierë të "The Kardashians" të Hulu,Kim zbulon se ajo i ka dërguar mesazh komedianit për këshilla përpara se të bënte debutimin në "Saturday Night Live pasi ajo ishte takuar dhe kishte krijuar miqësi  me të në Met Gala 2021.

“U përplasa me Pete Davidson në Met dhe thashë: ‘Jam shumë e frikësuar. Nuk e di se  çfarë  do bëjë'”, kujton ajo bisedën e tyre. "Dhe ai thotë: "A mund të lexosh kartat sugjeruese? Atëherë mos e vrit mendjen. Je mirë.'"

Kardashian drejtoi shfaqjen e NBC më 9 tetor dhe laujti një skenë me Davidson  në të cilin ai ishte Aladdin dhe ajo, Jasmine.Në skeç, dyshja u puthën, gjë që themeluesja e Skims e pranoi  në "Jimmy Kimmel Live!" ishte shkëndija e tyre e parë.

Çifti përdori premierën e "The Kardashians" në tapetin e kuq si daljen e tyre të parë zyrtare publike, por ndërkohë që morën pjesë së bashku në mbrëmje, Kardashian pozoi vetëm pë fotografët. Megjithatë, ata i fotografuan më vonë ndërsa mbërritën dhe u futën brenda.

Ish-ylli i "Keeping Up With the Kardashians" zbuloi më parë për Variety se seriali i ri do të eksploronte marrëdhënien e saj dhe Pete, megjithëse ai nuk do të shfaqet në kamera në sezonin e parë.

"Unë nuk kam filmuar me të dhe nuk jam kundër kësaj," u shpreh Kardashian, , kur u pyet nëse komediani do të marrë pjesë. “Thjesht nuk është ajo që ai bën. Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, ai nuk do t'u thoshte kamerave të largoheshin.“Mendoj se mund të filmoj diçka vërtet emocionuese që vjen, por nuk do të ishte për këtë sezon,” shtoi ajo.

"The Kardashians" do të shfaqet premierë më 14 prill./Lapsi.al

Të këshilluara

Kodak Black trazon ujrat mes çiftit Smith

Pas gjithçkaje që ndodhi në Oscars, që nga nisja me shuplakën e Will Smith për të marrë hak për gruan Jada Pinkett, tek lidhjet e përfolura të Jada-s, pjesë e l...

15:17

Bebe Rexha, mentore në "American Idol"

Jimmie Allen dhe Bebe Rexha do të udhëheqin  talentet e reja në "American Idol". Rexha dhe Allen u shpallën nga llogaritë zyrtare të spektaklit në mediat soc...

15:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI