Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Ish anëtari i 'Oasis' diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Lapsi.al 28 April 2022
Ish anëtari i 'Oasis' diagnostikohet me sëmundjen e

Ish kitaristi i grupit Oasis, Paul Arthurs zbuloi së fundmi se vuan nga kanceri i bajameve  dhe po largohet përkohësisht nga muzika.

Kitaristi  e ndau lajmin përmes Twitter të martën, duke shkruar: "Do të pushoj për pak kohë nga muzika. Jam diagnostikuar me kancer të bajameve".Ai shtoi se " së shpejti do të fillojë trajtimet".

Muzikanti tha se do t'i mbante fansat të përditësuar, duke shpjeguar: "Më vjen keq që do mungojë në koncertet e ardhshme me Liam Gallagher dhe grupin. Kalofshi verën më të mirë dhe shijoni koncertet nëse do të shkoni,  do të shihemi së shpejti."

Pasi bashkëthemeloi Oasis me Gallagher, Arthurs luajti në tre nga albumet e grupit përpara se të ndahej me grupin në 1999, sipas The Guardian. Në atë kohë Oasis po regjistronte albumin e tij të katërt Standing on the Shoulder of Giants.

Ai dhe Gallagher u ribashkuan për afërsisht një vit në 2013 për grupin e Gallagher, Beady Eye. Paul gjithashtu ka luajtur  me Liam për shfaqjet e tij solo dhe ishte vendosur të dilte në skenë me të këtë verë./Lapsi.al

Të këshilluara

Jada Pinkett Smith: Vuaj nga ankthi

Jada Pinkett Smith zbuloi së fundmi problemet e saj me ankthin. Aktorja tregoi  se kafshonte thonjtë dhe përtypte kutikulat e saj, por nuk i lidhi zakonet e ...

15:20

Andrew Garfield heq dorë nga aktrimi

Aktori i njohur Andrew Garfield ka zbuluar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga aktrimi. Në një intervistë për 'Variety', Andrew tregoi se dëshiron të ketë ...

14:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI