Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Ozzy Osbourne infektohet me Covid-19

Lapsi.al 29 April 2022
Ozzy Osbourne infektohet me Covid-19

Sharon Osbourne  zbuloi se së  fundmi se bashkëshorti Ozzy Osbourne është  infektuar me COVID-19 në mes të një sërë çështjesh serioze shëndetësore.

“Kam folur me të dhe ai është mirë. Jam shumë e shqetësuar për Ozzy-n tani”, tha ajo të enjten në emisionin e saj të ri “The Talk UK”.

“Kemi kaluar dy vite pa u infektuar me COVID dhe qe fati i Ozzy-t që do ta merrte tani.”

“Familja ime është jeta ime”, vazhdoi Sharon. “Nuk mund ta besoj fatin tim. Më mungon shfaqja dhe kam qenë atje vetëm tre ditë.”

Ajo u zotua të rikthehet në transmetim javën e ardhshme, pasi të ngrejë "burrin e saj përsëri në këmbë".

Në janar 2020, Ozzy zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Ai gjithashtu ka patur probleme të lëvizshmërisë pas një operacioni të fundit të shpinës dhe qafës.

Megjithatë, betejat e tij shëndetësore janë shtuar edhe më tej vitet e fundit, pasi u përball me gripin, pneumoninë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI