Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Ish-e fejuara Jennifer Grey pohon se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik

Lapsi.al 2 May 2022
Ish-e fejuara Jennifer Grey pohon se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz dhe

Ylli i filmit “Dirty Dancing”, Jennifer Grey, ka kujtuar marrëdhënien turbulente me ish-të fejuarin Johnny Depp.

Në memoaret me titull “Out of the Corner”, ajo ka rrëfyer se menaxheri i saj e kishte njoftuar me hamshorin hollivudian në vitin 1989, ndërsa ai i kishte propozuar martesë pas dy javësh. “Johnny vinte çdo javë në Vancouver. Megjithatë, ai hynte në telashe gjithnjë e më shpesh: zihej nëpër lokale, kishte përplasje me policinë…”, ka shkruar aktorja.

Asokohe aktori kishte filluar t’i humbte fluturimet për në Los Angeles për shkak të gjumit të tepërt, gjë që i shkaktoi edhe probleme biznesi.

“Ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik, sepse mendonte se po e tradhtoja. Mendova se sjellja e tij e pafytyrë ishte rezultat i problemeve me xhirimet e serialit ‘21 Jump Street’. Ai donte të largohej nga projekti, por nuk ishte e mundur”, ka shpjeguar Grey. Jennifer ka pohuar se e ndërpreu fejesën pak para ditëlindjes së 29-të, pasi ai nuk i përgjigjej telefonatave të saj.

Kujtojmë që Depp është kryetemë në Hollywood për shkak të një tjetër procesi gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Heard, të cilën e ka paditur për shpifje.

Të këshilluara

Dior për herë të parë në Korenë e Jugut

Dior për herë të parë realizoi një sfilatë mode në Korenë e Jugut, duke prezantuar koleksionin më të fundit para një audience të mbushur me të famshëm në Seul. ...

14:44

Netflix heq dorë nga seriali i Meghan Markle

“Pearl”, titulli i serialit i krijuar nga Markle, është anuluar zyrtarisht, raportoi Deadline të dielën. Shfaqja, e cila u krijua nga Dukesha e Sussex përmes “...

11:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI