Flash

Sherr mes policëve në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” godet me grusht policin e qarkullimit

Lapsi.al 22 December 2022
Sherr mes policëve në Tiranë, efektivi i

Një punonjës i forcave Shqiponja në drejtorinë e Tiranës është përfshirë në sherr më një punonjës të qarkullimit rrugor.

Përleshja mes dy punonjësve ka ndodhur këtë të enjtë në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Barrikadave pranë shkollës "Sami Frashëri".

Punonjësi i forcave Shqiponja me iniciale Y.D po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë.

Punonjësi i Shqiponjave sipas burimeve nuk i është bindur urdhërit për kontroll nga punonjësi i qarkullimit por ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grusht, raporton OraNews. Pas kësaj ai është larguar pa gjurmë.

Sipas informacioneve jozyrtare, ndaj punonjësit të Shqiponjave po përgatitet një kallëzim në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, ndërsa punonjësit e policisë po vijojnë kërkimet për kapjen e kolegut të tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI