Flash

'Shpërdorim detyre'/ Gjykata e Tiranës lë në burg 3 zyrtarët e Ministrisë së Financave

Lapsi.al 13 January 2023
'Shpërdorim detyre'/ Gjykata e Tiranës lë në burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për 3 zyrtarët e Ministrisë së Financave. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj akuzohen për “shpërdorim detyre”. Dyshohet se zyrtarët kanë abuzuar me vlerën 1.2 milion eurove, për një pronë që nuk ishte në pronësi të Thanës. Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Ai ndodhet në spital aty ku po merr trajtimin.

Zyrtarët firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por ai nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €. Pjesa tjetër e parave Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim. Kjo nuk ndodhi pasi skema e mashtrimit u pikas nga autoritetet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI