Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Abuzimi me aksin Kardhiq-Delvinë, mbahet sot seanca paraprake ndaj ish drejtoreshës së ARRSH-së

Lapsi.al 3 February 2023
Abuzimi me aksin Kardhiq-Delvinë, mbahet sot seanca paraprake ndaj ish

Në Gjykatën e Posaçme këte të premte pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj ish drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato. Gjatë kësaj seance GJKKO do vendos nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen ndaj Qatos.

Kujtojmë se ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe njëkohësisht ish-ministrja për Shtetin Sonila Qato u mor zyrtarisht e pendehur nga SPAK dy muaj më pare.

Ish drejtoresha e ARRSH-së, po hetohet për ‘shkelje e pabarazisë në tendera”. Qato është paraqitur pranë strukturës antikorrupsion nën shoqërinë e avokatit të saj, këte te premte. Ky hetim nisi pas një nga kompania që konkurroi për të fituar tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë pretendonte se u skualifikua padrejtësisht nga gara. Po ashtu burimet bëjnë me dije se nën hetim janë edhe disa persona të tjerë që kanë qenë pjesë e Komisionit të vlerësimit të ofertave. Burime bëjnë me dije se për disa të pandehur është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës që dënohet deri në 7 vite burgim dhe shkelja e barazisë në tendera është një vepër penale që shkon deri në 3 vite burg.

Për të njëjtën çështje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditit të bërë kërkoi që të kryhej një hetim më i thelluar nga ana e prokurorisë së Posaçme pasi ka dyshime se është abuzuar me vlerën 5 milionë Euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Në vitin 2019 në garë morën pjesë 6 kompani dhe ofertat e paraqitura prej tyre ishin nga 15 deri në 19 milionë Euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. ARRSH në atë kohë skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese ofertën më të lartë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI