Flash

Pas deklaratave në Kuvend, reagon Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë “non-grata”

Lapsi.al 3 March 2023
Pas deklaratave në Kuvend, reagon Rama: Nuk kam paralajmëruar

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratat e tij në Parlament një ditë më parë ku në opinionin publik u perceptua se kreu i qeverisë paralajmëroi se SHBA do të shpallte një tjetër politikan “non-grata”.

Në një postim në Twitter, Rama shtoi se ai u ka kujtuar deputetëve të opozitës se politika amerikane nuk është “muhabet leku, gjize dhe byreku”.

Sipas kreut të qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri bazohen në qasje strategjike që “nuk ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik”.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI