Flash

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet 39-vjeçari

Lapsi.al 3 March 2023
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethi”.

Shtetasi Setbi Paci u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, ku pas kontrollit të policisë, në kroskotin e automjetit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj.

Armën e zjarrit, 39-vjeçari e zotëronte pa leje.

“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas", thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperaturat në rënie

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Mesdhe po furnizohet me masa ajri të ftohta Arktike duke sjellë reshje shiu dhe rënie të temp...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI