Flash

Aksidenti me tre viktima te mbikalimi TEG-ut, Ruçaj u pajis me patentë 1 vit më parë

Lapsi.al 10 March 2023
Aksidenti me tre viktima te mbikalimi TEG-ut, Ruçaj u pajis me

Drejtuesi 20-vjeçar i 'Audi'-t që shkaktoi aksidentit tragjik ku mbetën të vdekur persona, Klevis Ruçaj, kishte 1 vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë. Brenda pak muajsh, i riu ishte gjobitur 5 herë nga policia rrugore.  Ai kishte kryer shkelje të qarkullimit të tipit: shpejtësi, përdorim celulari në timon, parakalim dhe veprime të ndaluara.

Rastet e gjobitjes:

  1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
  2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
  3. Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
  4. Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022
  5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022

Ditën e djeshme një aksident tragjik është regjistruar në mbikalimin e TEG. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari. Kjo ka bërë që të humbë kontrollin e makinës dhe të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG. Ai përfundoi poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë. Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit. Vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit 'Audi', Ruçaj, vdiq disa orë më vonë në spital

20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet e motit në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat te jenë dominante. Përgjatë...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI