Flash

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Arrestohen 14 punonjës të policisë në dy muaj

Lapsi.al 11 March 2023
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Arrestohen 14 punonjës të

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në dy muajt e parë të këtij viti ka arrestuar 14 punonjës të policisë. Referuar raportit, një prej tyre u kap në flagrancë. 13 të tjerët për vepra të ndryshme penale, si korrupsion e shpërdorim detyre, të cilat hetime kishin nisur muaj më parë. Nga 13 oficerët e arrestuar me vendim gjykate, për nëntë prej tyre ishte vendosur masa e sigurisë arrest në burg dhe për katër të tjerë arrest në shtëpi.

Ndërsa, gjashtë punonjës policie janë pezulluar nga detyra. Gjatë muajit janar e shkurt, nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, janë referuar në prokurori 29 punonjës policie për t’u hetuar në prokuroritë përkatëse në të gjithë vendin. Kryesisht ankesat për ta janë bërë nga qytetarët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI