Flash

Aferat e Ballukut/ Gazetarja: Igli Tare pretendon se vilën e ka me dokumentacion të rregullt

Lapsi.al 4 June 2026

Gazetarët Klodiana Lala ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit", për hetimet e reja ndaj Belinda Ballukut dhe vilën që SPAK pretendon se është e saj. Ata u shprehën se ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, ka deklaruar në SPAK se vila është në pronësi të tij, por SPAK dyshon se indirekt e posedon Balluku. 

Klodiana Lala: Ka patur reagim zyrtar nga SPAK. Ka shtrirë hetimet mbi zonjën Balluku edhe kur ishte drejtoreshë e Albcontrol, para se të vinte si deputete dhe ministre apo zv kryemnistri. Bëhet fjalë për një tender, që në bashkëpunim me zotin Berberi që punonte në Albcontrol, kanë favorizuar kompaninë Eurocol të Carapulit dhe ky favorizim ka ardhur jo vetëm për dokumentacionin por shtrimin dhe zbatimin e kontratës. Zonja Balluku dyshohet se ka marrë si rryshfet një vilë në Dhërmi. Kontrata nuk rezulton të jetë lidhur mes Ballukut dhe kompanisë, poër ish futbollistit Igli Tare dhe kompanisë Eurocol. Prokuroria pretendon se është në zotërim indirekt nga Balluku. Tare pretendon se ka pasuri të deklaruar në disa miliona euro dhe ka mundësi financiare për ta patur vilën dhe ka dokumentacionin. Duhet të presim zbardhjen e vendimit për të kuptuar cfarë SPAK ka në dorë. Ndërkohë Balluku po hetohet për dy vepra të tjera, korrupsion pasiv dhe për pastrim parash. Pozita e zonjës Balluku është rënduar ndjeshëm dhe kjo e vë në raport tjetër me drejtësinë. SPAK thotë se çështja po vijon. Balluku është zyrtarisht person nën hetim për këto akuza.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI