Flash

“Aktivisti mbahet ende në qeli”/ Aktivistja: Balluku e akuzuar për korrupsion shkon pa të keq në parlament dhe voton

Lapsi.al 10 October 2026

“Aktivisti mbahet ende në qeli”/ Aktivistja: Balluku e akuzuar

Protesta e 133-të kundër qeverisë është shoqëruar me akuza ndaj policisë dhe kërkesa për hetimin e zyrtarëve të lartë. Aktivistët Sidorela Vatnikaj dhe Arben Kola kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga sheshi para kryeministrisë, Vatnikaj deklaroi se gjykata i ka cilësuar të paligjshme arrestimet e dy aktivistëve, të ndaluar për 72 orë pasi kishin goditur me vezë makinën e kryeministrit. Ajo e konsideroi vendimin një fitore për të drejtën e protestës paqësore, ndërsa theksoi se një tjetër protestues vijon të mbahet në paraburgim.

Aktivistja kritikoi gjithashtu deputeten Belinda Balluku, duke ngritur akuza ndaj saj dhe duke kundërshtuar pjesëmarrjen e saj në votimet parlamentare. Ajo deklaroi se protestuesit do të qëndrojnë të bashkuar, pavarësisht presioneve që pretendojnë se po ushtrohen ndaj tyre. Nga ana tjetër, Arben Kola i bëri thirrje SPAK dhe BKH të ndërmarrin veprime ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, pavarësisht përkatësisë politike. Ai kërkoi gjithashtu mbështetjen e ambasadorit të ri amerikan, ndërsa kritikoi edhe disa media, të cilat i akuzoi për lidhje me interesa politike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI