Flash

Alarm për blegtorinë në Kosovë: Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Lapsi.al 29 July 2026

Janë konfirmuar raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna të Kosovës, duke ngritur shqetësime për përhapjen e sëmundjes në fermat blegtorale. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje fermerëve që të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë dele dhe dhi të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Sipas AUV-së, ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, prandaj fermerët duhet të respektojnë me përpikëri rekomandimet për parandalimin e saj.

Agjencia u ka kërkuar fermerëve që të mos lëvizin delet dhe dhitë nga fermat pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë, si dhe të shmangin kontaktin e kafshëve me tufat e fermave të tjera.

Po ashtu, AUV rekomandon pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të objekteve, pajisjeve dhe mjeteve të transportit, mbajtjen në izolim të kafshëve të sapoblera për një periudhë vëzhgimi dhe kontrollin e përditshëm të gjendjes shëndetësore të tufave.

Fermerët janë udhëzuar që në rast se vërejnë shenja si temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, rrjedhje nga sytë ose hunda, mungesë oreksi, dobësi apo ngordhje, të njoftojnë menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-së.

Agjencia ka theksuar se fermerët nuk duhet të tentojnë t’i trajtojnë apo t’i lëvizin kafshët e dyshuara pa udhëzimet e autoriteteve veterinare.

AUV thekson se bashkëpunimi i fermerëve është thelbësor për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Lija e Dhenve dhe Dhive nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, por është një sëmundje me ndikim ekonomik që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme për fermerët dhe sektorin blegtoral në vend.

“Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin. Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit”./Monitor

Të këshilluara

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI