Flash

Aksident në aksin Lushnje-Fier, 3 të plagosur

Lapsi.al 28 July 2026

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor të ndodhur në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj.

 
Në aksident u përfshinë dy automjete, një me targa greke dhe një me targa italiane. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit me targa greke tentoi të parakalonte automjetin me targa italiane, ndërsa manovra dyshohet se çoi në përplasjen e tyre. Si pasojë, automjeti me targa italiane doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

 
Të lënduar mbetën tre personat që udhëtonin në automjetin me targa italiane, dy bashkëshortë dhe djali i tyre i rritur. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës nga dy autoambulanca.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa po menaxhon edhe qarkullimin në këtë segment rrugor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI