Flash

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës për dosjen “Veliaj 2”

Lapsi.al 28 July 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.

Sipas burimeve të News24, gjatë operacionit hetuesit e SPAK kanë kryer kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumentacion që lidhet me udhëtimet zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si edhe materiale që kanë të bëjnë me dietat e këtyre udhëtimeve.

Burimet bëjnë me dije se hetuesit kanë kërkuar dokumentacionin përkatës si pjesë e veprimeve hetimore në këtë procedim penal, ndërsa materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen analizës për të verifikuar elementët që lidhen me hetimin.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të dosjes së njohur si “Veliaj 2”, hetimet për të cilën vijojnë nga SPAK.

Të këshilluara

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI