Flash

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, dëshmon vëllai i viktimës: “Nuk e di kush e vrau Fridmanin”

Lapsi.al 28 July 2026

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, për vrasjen e të cilit mes të akuzuarve është edhe Laert Haxhiu. Gjatë dëshmisë së tij, ai tha se në kohën kur ndodhi krimi ndodhej në burg dhe se lajmin për vrasjen e të vëllait e mori vetëm pasi u lirua.

“Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im”, deklaroi ai.

Xhaferraj tregoi se pas lirimit shkoi në banesën e familjes, ku gjeti policinë duke ushtruar kontroll, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ai tha se rreth 20 ditë para vrasjes, Fridmani i kishte treguar se do të nisej për në Itali, por pa i dhënë detaje të tjera për lëvizjet e tij.

Në dëshminë e tij ai foli edhe për vëllain tjetër, Aleksandrin, duke thënë se në atë periudhë ndodhej në Greqi dhe se ishte ndihmuar nga disa persona për t’u larguar.

I pyetur nëse kishte dijeni për autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt, dëshmitari u përgjigj se nuk di se kush e ka kryer krimin. Ai rrëfeu gjithashtu një bisedë që kishte zhvilluar me Qamil Haxhiun, babanë e Laert Haxhiut, rreth një muaj pas ngjarjes.

“Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time”, dëshmoi Xhuliano Xhaferraj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI