Flash

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol kyç në shpërndarjen e kokainës

Lapsi.al 28 July 2026

Sipas autoriteteve ekuadoriane, rreth 70% e kokainës që mbërrin në Europë dhe Shtetet e Bashkuara kalon përmes Ekuadorit. Droga hyn në vend nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, ndërsa bandat vendase, të lidhura me kartelet meksikane dhe grupet kriminale shqiptare, organizojnë transportin drejt tregjeve ndërkombëtare.

Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, është kthyer në simbol të krizës së sigurisë që po përjeton vendi. BBC shkruan se shefi i Policisë Jean Carlos Bustamante, i cili drejton një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar, thotë se armiku i policisë nuk janë vetëm bandat, por edhe korrupsioni i përhapur brenda institucioneve shtetërore.

“Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda policisë, brenda shtetit dhe politikës. Shumë prej tyre janë të korruptuar dhe paguhen nga bandat kriminale”, shprehet ai. Gjatë një operacioni në një lagje të kontrolluar nga banda “Los Aguilas”, efektivët bastisën një banesë të braktisur, ku gjetën dy armë zjarri dhe municion për pushkë automatike. Sipas Bustamantes, çdo armë e sekuestruar është një rrezik më pak në duart e kriminelëve. Megjithatë, ai pranon se kjo është vetëm një fitore e vogël në një luftë shumë më të madhe. “Bandat kanë shumë më tepër armë dhe para sesa shteti”, thotë ai.

Ekuadori, korridor kryesor i kokainës drejt Europës dhe SHBA-së

Pozicioni gjeografik, kufijtë e dobët, mungesa e burimeve për forcat e sigurisë dhe dalja e gjatë në Oqeanin Paqësor e kanë kthyer Ekuadorin në një nyje strategjike të trafikut ndërkombëtar të drogës. Brenda pak vitesh, vendi që dikur konsiderohej një destinacion i qetë turistik është shndërruar në një nga vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në botë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit, gjatë vitit të kaluar u regjistruan mbi 9.200 vrasje.

Lufta kundër bandave dhe akuzat për korrupsion

Presidenti Daniel Noboa ka ndërmarrë një ofensivë të ashpër kundër krimit të organizuar, por kritikët argumentojnë se arrestimi i drejtuesve të bandave ka sjellë copëtimin e grupeve kriminale në organizata më të vogla dhe më të shumta. Në një tjetër operacion, policia arrestoi tre persona të dyshuar për shpërndarje droge. Në një vazo me lule u gjetën doza të vogla të drogës “H”, një përzierje shumë e rrezikshme që përmban heroinë dhe shitet për vetëm 1 dollar për dozë. Megjithatë, vetëm një nga të arrestuarit u akuzua zyrtarisht, ndërsa dy të tjerët u lanë të lirë. Koloneli Santiago Gavilanes, zëvendëskomandant i policisë së Duranit, fajëson sistemin e drejtësisë për lirimin e vazhdueshëm të të dyshuarve.

“Ne i arrestojmë, ndërsa ata lirohen. Më pas i gjejmë sërish në operacione të tjera. Disa prej tyre vazhdojnë të vrasin njerëz dhe lënë pas familje të shkatërruara”, deklaron ai. Sipas tij, bandat kriminale kanë para të mjaftueshme për të korruptuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë. Një oficer tjetër policie, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për arsye sigurie, tregoi se kishte marrë oferta ryshfeti me vlerë të mjaftueshme për të dalë në pension, por i kishte refuzuar. Ai beson se dikush nga brenda policisë kishte informuar bandat për pozicionin dhe detyrën e tij.

Banda: “Paguajmë policët që të na paralajmërojnë”

Gjatë një takimi me një grup kriminal në periferi të Duranit, lideri i bandës, i identifikuar me emrin “Jonathan”, pranoi se kishte katër efektivë policie në listën e pagesave. “Sapo policia planifikon një operacion, ata më telefonojnë. Më thonë të fsheh armët dhe drogën ose të largohem. Kur mbërrijnë, nuk gjejnë asgjë”, deklaroi ai. Sipas tij, ky rrjet informatorësh i kushton bandës nga 1.500 deri në 2.000 dollarë në muaj. Jonathan pranoi gjithashtu se është trafikant droge dhe vrasës. Kur u pyet se sa persona kishte vrarë, ai tha tetë. Ai tha se banda e tij lufton vetëm kundër grupeve rivale, por pranoi se adoleshentë të armatosur janë pjesë e organizatës. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, fëmijë vetëm 12 vjeç rekrutohen nga bandat, ndërsa në moshën 15-vjeçare shumë prej tyre shndërrohen në vrasës me pagesë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI