Flash

Berisha: Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën

Lapsi.al 28 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe qytetarëve. 

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha dënoi atë që e cilësoi si “dhunë çnjerëzore” ndaj qytetarëve, duke pretenduar se mes personave të prekur nga ndërhyrja e policisë kanë qenë edhe gra me fëmijë të vegjël.

“Dënoj dhunën çnjerëzore të përdorur ndaj protestuesve dje. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca, janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën dhe janë kërcënuar qytetarë vetëm sepse po protestonin”, deklaroi Berisha.

Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, si dhe qytetarëve, që të vijojnë mbështetjen për protestat.

Duke komentuar situatën politike, lideri i opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama është “i plagosur politikisht” dhe se sipas tij i duhet dhënë shtyrja e fundit.

“Edi Rama nuk ka të ardhme, është i plagosur për vdekje politikisht. Duhet t’i japim shtyrjen përfundimtare”, tha Berisha.

Reagimi i tij vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së fundit, ku pati përplasje mes policisë dhe disa pjesëmarrësve, ndërsa palët kanë dhënë versione të ndryshme për zhvillimet në terren.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI