Flash

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni

Lapsi.al 28 July 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit, ku drejtuesi i një kamioni është përplasur nga mjet tjetër i tonazhdit të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i kamionit i cili ka kombësi kosovare, ndodhej jashtë automjetit të tij kur është goditur papritur nga një kamion. 

Nga përplasja ai ka mbetur i plagosur, ndërsa është bërë transportimi i tij i menjëhershën në spital, në të cilin po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjendja e tij raportohet e rëndë, teksa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit si dhe të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI