Flash

Protesta kundër Ramës/ DASH: Nisi si demonstratë mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar

Lapsi.al 28 July 2026

Protestat masive që përfshinë Shqipërinë gjatë vitit 2026, të cilat zgjatën 59 ditë, janë përfshirë në një raport të OSAC, strukturë e lidhur me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas raportit, tubimet nisën si protesta mjedisore kundër një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, por më pas u zgjeruan duke marrë një dimension më të gjerë politik dhe shoqëror.

“Protestat nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore”, thuhet në raportin e OSAC.

 

Sipas DASH, lëvizja qytetare u shndërrua në një reagim kundër qeverisë, ku protestuesit ngritën akuza dhe shqetësime për korrupsionin institucional dhe funksionimin e institucioneve publike.

“Në vitin 2026, protesta të mëdha vunë në shënjestër një projekt për një resort luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore. Protestat u zgjeruan duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar, ndërsa disa prej tyre degjeneruan në dhunë”, thuhet në raport.

22222
22222

 

Të këshilluara

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI