Flash

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta Artan Pogoni

Lapsi.al 28 July 2026

Ish volejbollisti dhe ish trajneri Artan Pogoni ndodhej me pushime në Vlorë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Ai ka mbërritur I pajetë në spitain e Vlorës ku u transportua me urgjencë nga Radhima.

 
Artan Pogoni ka lindur në 20 mars 1972 në Tiranë. Ai ka luajtur volejboll me Dinamon. Në moshë shumë të re, 25 vjecare ka nisur karrieren si trajner vilejbolli fillimisht me Studentin dhe më pas me Dinamon.  Ka qene trajner i ekipit Kombetar të vajzave  dhe prej vitesh trajner i ekipit te Volejbollit të një prej universiteteve private në Tiranë ku dhe jepte mësim.

 
Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Pogoni, me një formim të gjerë akademik, ishte mbajtës i katër diplomave universitare. Ai ndërtoi karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv.

Angazhimi kërkimor ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri.

 
Komentator i eventeve të volejbollit ai ishte shpesh i pranishëm në studiot televizive për të folur mbi zhvillimet sportive. Ka qenë edhe drejtues i Departamentit të Sportit në PD dhe i angazhuar në këtë forcë politike.

Të këshilluara

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI