Flash

Antonio Banderas zbulon arsyen pse u largua nga Hollywood

Lapsi.al 7 August 2026

Antonio Banderas ka folur hapur për vendimin që ndryshoi jetën e tij pas infarktit që pësoi në vitin 2017. Në një intervistë për People, aktori spanjoll tregoi se kjo përvojë e vështirë e bëri të kuptonte se kishte ardhur koha të linte pas ritmin e jetës në Hollywood dhe të rikthehej në vendlindjen e tij, Málaga.

Banderas, 65 vjeç, tha se infarkti ishte një kujtesë e fortë se çfarë ka vërtet rëndësi në jetë.

"Ishte një kujtesë jashtëzakonisht e qartë për atë që ishte më e rëndësishme për mua," u shpreh ai.

Aktori kujtoi se u transferua në Shtetet e Bashkuara pasi u dashurua me ish-bashkëshorten e tij, Melanie Griffith. Duke qenë se ajo kishte tashmë dy fëmijë, Dakota Johnson dhe Alexander Bauer, vendimi më praktik ishte që ai të zhvendosej në SHBA.

Në Amerikë ai ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, duke luajtur në filma të njohur si "The Mask of Zorro", "Desperado", "Evita" dhe "Interview with the Vampire". Megjithatë, ai pranon se, pavarësisht suksesit, gjithmonë e ndiente se jeta e tij në Hollywood nuk do të ishte e përhershme.

"Ato ishin vite të bukura dhe emocionuese, por gjithmonë e ndieja se ishte diçka e përkohshme. E dija që Málaga ishte aty. Nuk isha i destinuar të jetoja në Malibu, por në Málaga," tha Banderas.

Aktori foli edhe për marrëdhënien që vazhdon të ketë me Melanie Griffith, me të cilën ka vajzën Stella. Edhe pse u divorcuan në vitin 2015, ai tha se kanë ruajtur një raport shumë të ngushtë.

"Kur u ndamë, ishim gjithmonë të sinqertë me njëri-tjetrin. Sot ajo është, në mos shoqja ime më e mirë, një nga shoqet e mia më të mira," u shpreh ai.

Paralelisht, Banderas rikthehet në ekran me filmin "Tony", një biografi që rrëfen vitet e hershme të kuzhinierit të famshëm Anthony Bourdain. Në film, ai interpreton mentorin e Bourdain, Ciro Cozzi, një rol që, sipas tij, e pranoi me kënaqësi edhe për shkak të pasionit të tij për botën e gastronomisë, pasi është pronar i tetë restoranteve.

Aktori theksoi se historia e Bourdain nuk flet vetëm për gatimin, por mbi të gjitha për jetën, dhe kjo ishte arsyeja kryesore që e bindi të bëhej pjesë e projektit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI