Flash

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, dyshohet se autorët u larguan me skaf

Lapsi.al 18 July 2026

Hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë po përqendrohen te identifikimi i autorëve dhe itinerari i ndjekur pas sulmit. 
 
Dy personat e dyshuar për atentatin, të cilët kanë qenë të maskuar dhe me skafandra, dyshohet se kanë lënë menjëherë zonën pas kryerjes së sulmit dhe janë drejtuar drejt pjesës bregdetare ku përfundon rruga “Mithat Hoxha”.

Hetuesit po verifikojnë pistën se autorët mund të jenë larguar me skaf, duke përdorur detin si rrugë shpëtimi pas atentatit. Kontrollet janë shtrirë në zonën përreth plazheve dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa kërkimet për kapjen e tyre vijojnë. 

Një nga pistat që po verifikohet është edhe një lidhje e mundshme me dhunimin e oficerit Mihal Velço, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Rubati u qëllua me breshëri plumbash përpara biznesit të tij në Sarandë. Pas ngjarjes, ai u dërgua fillimisht në spitalin e qytetit, ku mori ndihmën e parë dhe iu dhanë transfuzione gjaku, ndërsa më pas u transportua për trajtim më të specializuar në spitalin e Janinës.

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI