Flash

"Balliu po mendohet", Maran mes shpjegimeve dy standarteve e kontradiktave

Lapsi.al 28 May 2026

Mes shumë mungesave (për dëmtime) e zgjedhjeve kontroverse, Rolando Maran ka dalë përpara mediave për të shpjeguar arsyet e seleksionit të tij, që pa dëshirën e tij (natyrisht) e ka vendosur mes polemikave, që do t'i kishte lënë me kënaqësi te Sylvinho: "Shpresoj të qëndrojnë me të dhe jo me mua.(qesh) Nuk do të ketë rregull të tillë. Mendoj që do bëja gabim. Secili rast është indivial. Duhet parë çfarë i shërben më mirë kombëtares". 

E megjithatë, lënia jashtë e Jasir Asanit, por thirrja e Nedim Bajramit, sikur e përmbys pak konceptin hierarkik që italiani ka për raste të tilla: " Asani nuk u ftua sepse ka shumë kohë që nuk luan. Nuk kam folur me të, të jem i sinqertë, kanë folur bashkëpunëtorët. Më thonë që është i ndalur, do ishte e vështirë të luante ndonjë minutë". E për ta forcuar arsyetimin shpjegoi: "Forma ka rëndësi dhe merr vlerë në raste të caktuara. Ka diferencë mes lojtarit që luan në liga më superiore, por nuk ka shumë minuta në krahasim me një lojtar që luan ndoshta në ligën e tretë. Dhe sigurisht që ka më pak shanse një lojtar në ligën e tretë. Nëse ky lojtar ka shumë më tepër minuta se një tjetër, sigurisht që këto ndryshojnë".

Armando Broja nuk luan prej një jete e megjithatë është thirrur, Alen Sherri që nga dëmtimi nuk e ka parë më fushën e megjithatë është grumbulluar, duke lënë kështu ende të paqartë "kriteret" e ftesave. Për të shuar pastaj polemikat e mungesës së Ernest Muçit, Rey Manajt e Thomas Strakoshës, tekniku Maran ka shpejtuar të sqarojë: “Strakosha me të cilin kam komunikuar në telefon po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu".

Zhurmë ka bërë edhe mungesa e emrit në listë të nënkampionit të Conference League Ivan Balliu. "Fola me të 3-4 ditë më parë, ishte i sinqertë dhe më pëlqeu. Mori kohë të mendohej sepse ai nuk e di nëse do të vazhdojë aventurën me Kombëtaren. Më kërkoi kohë dhe m’u duk e drejtë që një lojtari të tillë t’i jepja kohë, një lojtar që ka luajtur shumë dhe ka nevojë të kuptojë nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, vetëm kaq".

 

Të këshilluara

Rolando Maran gati për debutimin: pa rrjete sociale, me pritshmëri dhe me këshilla nga De Biasi

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë, duke ndarë emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve dhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai thekson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar dhe dëshirën për të ndërtuar një skuadër agresive, me personalitet dhe mentalitet fitues, e cila të përfaqësojë me krenari mbarë kombin.

14:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI