Flash

Balluku në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në qeveri

Lapsi.al 1 July 2026

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 16 korrik rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila kërkon shuarjen e masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

Balluku iu drejtua Gjykatës së Lartë pasi kërkesa e saj për heqjen e kësaj mase u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe më pas edhe nga Apeli i GJKKO-së.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Ilir Panda.

Ndërkohë, hetimet ndaj Ballukut janë zgjeruar. Përveç akuzës për shkelje të barazisë në tendera, Prokuroria e Posaçme (SPAK) e ka regjistruar atë edhe si person nën hetim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, dyshimet lidhen me dy procedura prokurimi me vlerë mbi 1 milion euro, të zhvilluara në periudhën kur Balluku drejtonte Albcontrol. Prokuroria pretendon se tenderët janë fituar në kundërshtim me ligjin nga një kompani ndërtimi, ndërsa në këmbim Balluku ka përfituar ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro. Pasuria është sekuestruar me vendim të GJKKO-së.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI