Flash

Bebe Rexha reagon ndaj kritikave për pamjen në AMAs 2026

Lapsi.al 29 May 2026

Bebe Rexha ka reaguar ndaj komenteve negative dhe kritikave për pamjen e saj pas paraqitjes në American Music Awards 2026.

Këngëtarja 36-vjeçare vendosi t’u përgjigjej kritikëve në rrjetet sociale me ironi, duke e kthyer vëmendjen te projekti i saj më i ri muzikor.

Gjithçka nisi pasi një përdorues në platformën X publikoi një foto të vjetër të Bebe Rexhës krahas një videoje të saj nga AMAs 2026, duke pyetur ndjekësit: “Tregohuni të sinqertë… cili është mendimi juaj i parë?”

Në vend që të përfshihej në debatet për pamjen e saj, artistja iu përgjigj shkurt:

“Mendimi im është që albumi im i ri ‘Dirty Blonde’ publikohet më 12 qershor. Mund ta porosisni që tani.”

 

Reagimi i saj u vlerësua nga shumë fansa, të cilët e përgëzuan për mënyrën elegante dhe me humor se si iu kundërpërgjigj komenteve negative.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha përballet me kritika për trupin dhe pamjen e saj. Në vitin 2023, ajo foli hapur për shtimin në peshë dhe për problemet shëndetësore që lidhen me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), një çrregullim hormonal që mund të ndikojë edhe në peshë.

Në atë kohë, këngëtarja u shpreh se ishte lodhur nga fakti që njerëzit komentonin vazhdimisht trupin e saj.

“Po, kam shtuar peshë. Jam lodhur duke dëgjuar njerëzit të flasin për këtë,” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Bebe Rexha ka folur disa herë për presionin që përjetojnë artistet femra lidhur me standardet e pamjes fizike dhe mënyrën si komentet online mund të ndikojnë emocionalisht te njerëzit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI