Flash

Kim K dhe Lewis Hamilton: hap i ri në marrëdhënien e tyre

Lapsi.al 28 May 2026

Kim Kardashian ka bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, teksa ai ka kaluar kohë me fëmijët e saj në një darkë familjare në Los Angeles.

Sipas mediave ndërkombëtare, 45-vjeçarja dhe Hamilton, 41 vjeç, u shfaqën më të afërt se kurrë gjatë një darke ku morën pjesë edhe anëtarë të familjes së tyre, përfshirë edhe nënën e pilotit britanik, Carmen Larbalestier.

Në darkë u panë momente familjare mes çiftit dhe fëmijëve të Kardashian-it, ku Hamilton u afrua veçanërisht me djalin e saj më të madh, Saint, 10 vjeç, ndërsa ajo mbajti për dore vajzën Chicago, 8 vjeçe, dhe djalin Psalm, 7 vjeç. Vajza e saj më e madhe, North, 12 vjeçe, nuk ishte e pranishme.

 

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze, pasi ata janë parë shpesh së bashku gjatë muajve të fundit, përfshirë evente publike dhe pushime.

Dyshja, të cilët njihen prej më shumë se një dekade, nisën të përfliten si çift në fund të vitit 2025 dhe më pas e bënë lidhjen publike në fillim të vitit 2026.

Që prej asaj kohe, ata janë parë së bashku në disa raste, përfshirë edhe momente intime në Malibu dhe paraqitje në evente të mëdha në SHBA.

Sipas burimeve, marrëdhënia e tyre është intensive, por të dy po përpiqen të gjejnë kohë për njëri-tjetrin pavarësisht angazhimeve të shumta në karrierë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI