Flash

Berisha-deputetëve të PS: Jeni skllevër, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Lapsi.al 5 October 2026

Berisha-deputetëve të PS: Jeni skllevër, po shmangni debatin

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke shmangur debatin për shërbimin që i bëri ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni duke i vënë në dispozicion materiale nga shërbimi. Berisha tha se parlamenti duhet shpërndarë menjëherë, pasi u provua tashmë që "piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht si piramidë e narkoshtetit, e krimit, e karteleve të drogës".

Pjesë nga fjala e Berishës në kuvend

Ky parlament nuk meriton të qëndrojë i mbledhur asnjë orë, asnjë ditë. Ky parlament është shndërruar në një shërbëtor të shpifur të narkoshtetit. Është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që po i shërben në verbëri absolute narkoregjimit, narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, për çdo patriot shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është çështja se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit, e krimit, e karteleve të drogës.

Dhe ju, në vend se të spostonit çdo gjë nga axhenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale, përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Edi Ramës, ju bëni sikur po derdhni lot krokodili. Për kë, mor? Për ata qytetarë që ju i urreni, për ata qytetarë që ju i përçmoni, për ata qytetarë që ju i vidhni nga mëngjesi gjer në darkë, për ata qytetarë të vjedhur e të mjeruar nga qeveritarët tuaj, të cilët ju i mbroni këtu për vjedhjet që kanë bërë. Nuk ka patur kurrë një parlament të shpërfytyruar si ky parlament. A e dini çfarë do të thotë apo jo?

Shefja e Shërbimit Informativ, anëtar i grupit të strukturuar kriminal! Për cilin grup thoni ju? Grupit kriminal më të rrezikshëm në Europë! Grupit që dispononte qindra milionë euro për llogaritë e Edi Ramës në AKSH, në kopshtin e tij privat. Grupit që kontrollonte internetin dhe komunikimin e mbarë vendit. Grupit që kontrollonte të gjitha sekretet shtetërore. Grupit që në një akt pabesie, në një akt dhunimi flagrant të konventave ndërkombëtare, me urdhër të padrinos vuri në kontroll misionet diplomatike. Vuri në kontroll delegacionet e huaja, duke kërcënuar në mënyrë të padiskutueshme sigurinë e tyre në Shqipëri.

Çfarë jeni ju more? Avoketër të akteve të tilla? Sepse vetë, një pjesë e juaja është anëtar bandash. Sepse vetë një pjesë e juaj ka porositur vrasje. Sepse vetë një... po, po, me dokumenta. Një pjesë e juaj ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës. Dhe tani bëheni avoketër të Edi Ramës dhe Vlora Hysenit. Si more mund të cënoni në këtë mënyrë? Po çfarë kujtoni ju? A e dini ju që SHISH-i është një institucion dhe jo një person? A e dini ju që ai është aty... kjo... mund t'i vësh çdo epitet po s'po e prish gojën time... ka shkatërruar, ka ndërtuar organigramën më të rrezikshme për vendin. Dhe ju kujtoni se do shpëtoni në këtë mënyrë. Ju vini mbi interesat e shqiptarëve dhe sigurisë së tyre, mbi interesat e Shqipërisë, por dhe mbi interesat e Aleancës së Atlantikut të Veriut, e bashkëpunimit ndërkombëtar, interesat mafioze të një njeriu që s'ka ligj as moral dhe që sillet si padrino në këtë vend, dhe ju si skllevër të tij. Si ka mundësi more? Unë e kuptoj, lidhjet tuaja me krimin ju detyrojnë ju të mbani qëndrime të tilla. Si mund të shmangni ju një debat para shqiptarëve, në një kohë kur shefen e shërbimit të tyre informativ e rekrutojnë bandat, mafia, kartelet? Ku e gjeni ju këtë moral dhe këtë justifikim? E gjeni në faktin se ju jeni skllevër të padrinos.

Të këshilluara

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI