Flash

Me Braçen dhe Vullnet Sinën kundër, Rama rrezikon të mos kalojë hartën e re territoriale

Lapsi.al 5 October 2026

Me Braçen dhe Vullnet Sinën kundër, Rama rrezikon të mos

Në një kohë kur 15 bashki të vogla pritet të shkrihen dhe harta e re territoriale pritet të kalojë për miratim më 8 tetor, sytë ngelen nga fakti nëse do të sigurojë Rama apo jo 84 vota për të realizuar planin e tij.

Sot teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji në fjalë, jashtë Kryesisë së Kuvendit po mbahet protestë pikërisht nga banorët e bashkive që preken nga plani i shkrirjes. Por siç duket, me lëvizjet e fundit brenda PS-së, ka nisur dhe dhimbja e ‘kokës’ për Ramën, se si ky i fundit do të sigurojë votat për të miratuar reformën e re territoriale, me ndarjen e re.

Shqetësimi te mazhoranca nisi pas qëndrimit të dy deputetëve të saj kundër, Erion Braçe dhe Vullnet Sina. Këta të fundit, në mbledhjen me dyer të mbyllur sot kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër hartës së re territoriale, ndërsa kanë pohuar se ulet efikasitetit dhe shërbimet ndaj banorëve.

Ndonëse mazhoranca ka gjithmonë 3 votat e PSD-së, këtë herë duket se Rama ‘kapet ngushtë’, pasi në këto kushte siguron vetëm 83 vota, duke bërë që drafti të rrezikojë të rrëzohet. 

Të këshilluara

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI